Telegrafi

“Mourinho të harroi, por unë jo”

 Shumë pluhur është ngritur kohëve të fundit për shkak se Mourinho e la në pankinë Casillasin dhe është Vicente Del Bosque ai që edhe një herë e ka shprehur besimin e tij për San Iker.

“Ky është vendimi i trajnerit. Unë nuk kam asgjë për të thënë rreth kësaj. Nuk do të duhet të na befasojë. Ai mori një vendim që mendoi se ishte më i miri për ekipin”.

“Casillas është pjesë e kombëtares dhe kapiteni jonë. Mendimi im për të nuk është i luhatshëm”, ka thënë Del Bosque./Telegrafi/