Telegrafi

Mourinho: Të gjithë e dimë që Messi e merr Topin e Artë

Sulmuesi i Barcelonës është favorit i madh për ta fituar Topin e Artë dhe Jose Mourinho thotë se Cristiano Ronaldo nuk mund të ketë gjasa përderisa Messi ka gjithë publicitetin e duhur për të fituar Topin e Artë.

“Topi i Artë tashmë është dhënë. Kur krerët e futbollit flasin për këtë gjë, atëherë nuk e di çfarë mund të bëni”, ka theksuar Mourinho.

Lionel Messi ka shënuar 84 gola këtë sezon në të gjith garat, por s’ka fituar asnjë trofe të madh, ndërsa Ronaldo ka fituar La Ligan dhe është po ashtu golashënuesi më i mirë në botë pas argjentinasit. /Telegrafi/