Site icon Telegrafi

Mourinho do të fitojë dyfishë më shumë se sa Pochettino te Tottenhami

Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Tottenhamit dhe vendin e tij do ta zë Jose Mourinho.

Mopurinho i ka fituar tre tituj të Ligës Premier, si dhe dy në Serie A dhe një në La Liga.

Portugezi do të ketë punë me Daniel Levyn, që njihet për pagesat e ulëta ndër vite, por flitet si ai është i gatshëm që të ndryshojë qasje.

Kjo i bie që Mourinho do të ketë para për të shpenzuar në afatet kalimtare.

Nuk është vetëm kjo, pasi që trajneri do të ketë edhe një kontratë të madhe që në start.

Sipas Daily Mail, 56-vjeçari do të fitojë një shifër prej 15 milion funte (17.5 milionë euro) në vit deri në fund të sezonit 2022/23.

Kjo është pothuajse dyfishi i asaj që kishte marr Pochettino. /Telegrafi/

Exit mobile version