Jose Mourinho ka deklaruar së fundmi se ka refuzuar tri oferta për punë në këtë muaj pas largimit nga Manchester Unitedi, teksa ka shtuar se është i qetë në këtë aspekt.
Trajneri portugez ka insistuar që mungesa e punësimit të rregullt në bankinë nuk është për shkak të mungesës së ofertave, pasi tashmë ka refuzuar tri të tilla.
“Para së gjithash unë jam i lumtur me këto tre javë”, ka thënë fillimisht Mourinho për BeIN Sports, medium për të cilin po komenton në Kupën e Azisë.
“Jam i lumtur me këtë përvojë. Do të kem përvoja të tjera që zakonisht nuk mund t’i kem”.
Mourinho has turned down THREE job offers already!#beINMourinho #beINPL #ARSCHE pic.twitter.com/wODuE51nSv
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) January 19, 2019
“Unë e njoh veten dhe e di se deri në fund të marsit di të luftojë paksa me lumturinë time. E njoh natyrën time, lëvizjen time të ardhshme, nuk e di”.
“Do t’i analizoj gjërat, nuk më pëlqen të flas për këtë, por unë tashmë kam refuzuar tre opsione për punë”.
“I refuzova për shkak se nuk e ndjeva se ishte ajo që unë dua, kështu që do të jem i qetë në këtë aspekt”.
“Sa më shumë kohë që kam, aq më mirë mund të përgatitem”, përfundoi Special One. /Telegrafi/