Me shumë mundësi Jose Mourinho do të jetë njeriu që do ta bind Zlatan Ibrahimovic të qëndrojë te Manchester Unitedi.
Sipas Mirror, tekniku portugez do ta bindë suedezin duke i paraqitur një projekt interesant për të ardhmen.
Ish-ylli i PSG-së ka ofertë nga Los Angeles Galaxy, por kualifikimi i mundshëm në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me Djajtë e Kuq dhe kërkesat e Mourinhos, me shumë mundësi do e bindin atë të qëndrojë në Old Trafford.
Deri më tani Ibra ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar katër herë.
Ndeshja e ardhshme e Man Utd është në kupë ndaj Chelseat, por fatkeqësisht në këtë takim nuk do luajë suedezi pasi është dënuar nga FA për gjestet josportive ndaj mbrojtësit të Bournemouthit, Tyrone Mings. /Telegrafi/