Jose Mourinho ka folur për Paul Pogban dhe raportimet e fundit se raportet mes dyshes janë dëmtuar dukshëm.
Ai ka kritikuar ashpër mediat duke thënë se ata kanë shpikur temat për tensione mes lojtarit dhe tij.
Trajneri i ka nxjerrë nga loja lojtarin shumë shpesh në kohën e fundit dhe kjo ka bërë mediat të shkruajnë.
“Të gjitha ato çfarë i keni shkruar janë gënjeshtra”.
“Unë marr përsipër të flas në emër të Pogbas dhe mund t’ju them se Paul është i vetëdijshëm që në takimet e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur”.
“Duhet të them gjithashtu se mes nesh ka pasur vetëm diskutime dhe debate pune, në të mirë të përmirësimit të lojës së skuadrës, por aspak grindje apo tensione, siç keni raportuar ju”.
“Mua dhe Pogbas na mbetet që të punojmë, për të rikthyer lojtarin në formën më të mirë të mundshme, ndërsa juve ju mbetet të tregoheni më korrektë në atë që shkruani dhe të mos merrni përsipër të flisni në emër të tjerëve, pa autorizim”, ka thënë Mourinho në konferencë për shtyp.
Lajmi i fundit ishte se Pogba nuk është i lumtur në Manchester United dhe se ka kërkuar largimin drejt Real Madridit. /Telegrafi/