Site icon Telegrafi

Mourinho sulmon federatën shkaku i orarit

Jose Mourinho si gjithmonë kërkon vetëm të bëj zhurmë, teksa tashmë ka folur edhe kundër drejtuesve më të lartë të Federatës Angleze të Futbollit.

Trajnerit të Manchester United nuk i pëlqen  aspak fakt se kalendari është i ngjeshur.

Skuadra e tij do të luajë kundër Chelseat në çerekfinalen e Kupës FA, vetëm tre ditë para sfidës së 1/8-ave në Ligën e Evropës.

Ndeshja Chelsea – Manchester United, zhvillohet me 13 mars dhe vetëm tre ditë më pas, skuadra Mou luan në Ligën e Evropës.

“Jam vërtet i befasuar që vendimi merret pikërisht përpara shortit tonë në Ligën e Evropës sepse momentalisht askush nuk e di se ku do ta luajmë ndeshjen e parë, në shtëpi apo si mysafirë. Imagjinoni pak. zbresim në fushë të hënën dhe më pas për tre ditë zbresim sërish në fushë në një ndeshje mysafirë, për shembull në Rusi, Turqi apo në Greqi”.

“Federata duhet të mbrojë interesat e klubeve angleze, por askush nuk do t’ia dijë. Unë nuk mund të luaj me skuadrën e dytë ndaj Chelseat siç bëri Manchester City vitin e shkuar”.

“Unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë sepse ne jemi Manchester United. Nuk më pëlqen ta bëj aspak një gjë të tillë sepse Kupa FA nuk ka aspak faj në këtë mes dhe për më tepër është një garë historike”, tha strategu portugez.

Exit mobile version