Telegrafi

Mourinho sqaron gjendjen e futbollistëve të lënduar

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka thënë se lajmi fillestar për lëndimet ndaj Zlatan Ibrahimovicit dhe Marcos Rojos janë mjaft negative.

Ibrahimovic dhe Rojo pësuan lëndime në gjunjë, pasi United kaluan në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me një fitore 2-1 në vazhdime, me ndeshjen e luajtur në Old Trafford ndaj Anderlechtit.

Lexo po ashtu Lëndohet ylli i Unitedit, detyrohet ta lëshoj fushën (Foto/Video)

Por, suksesi i përgjithshëm 3-2 erdhi me një çmim të hidhur, me sulmuesin suedez dhe mbrojtësin argjentinas që me sa duket pësuan dëmtime duke zgjatur pjesë të caktuara të këmbëve.

“Nuk mendoj se janë lëndime të lehta, por preferoj të pres derisa të gjitha testet të jenë bërë dhe pastaj të flasim”, ka thënë fillimisht Mourinho për BT Sport.

Lexo po ashtu Lëndohet Ibrahimovic, nuk mund ta vazhdojë ndeshjen (Foto/Video)

“Nuk mund ta bëj këtë sepse jam menaxher dhe jo mjek”, përcjell Telegrafi.

“Por, mendon se lajmi është mjaft negativ sa i përket gjendjes së tyre”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/