Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Romës dhe është bërë tanimë gati për ndeshjen e parë zyrtare.
Giallorosët do të luajnë në ‘Play-Off’-in e Ligës së Konferencës, ku përballë kanë skuadrën turke Trabzonspor.
Pikërisht ndeshja në Turqi përballë Trabzonsporit do të jetë e para zyrtare e Mourinhos në drejtimin e Romës.
Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:30 në Medical Park Arena të Trabzonit.
‘Special One’ do të luaj me formacionin 4-2-3-1, ku në këtë takim do të duhet të bëjë pa dy anglezët, Chris Smalling e lënduar dhe Tammy Abraham i cili nuk ka të drejtë loje.
Në portë do të jetë Rui Patricio, derisa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Rick Karsdorp, Gianluca Mancini, Roger Ibanez dhe Vina.
Bryan Cristante dhe Jordan Veretout do të jenë mesfushor të qendrës, derisa Nicolo Zaniolo, Lorenzo Pellegrini e Henrikh Mkhitaryan do ta mbështesin Eldor Shomurodovin në sulm. /Telegrafi/