Telegrafi

Mourinho shpreson të debutojë me fitore te Roma në takimin përballë Fiorentinës – formacionet bazë

Roma dhe Fiorentina i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të edicionit 2021/2022 në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në “Stadio Olimpico”, me Jose Mourinho që debuton te Giallorossët si trajner i tyre.

Roma do të shpresojë që të rikthehet në Ligën e Kampionëve, por pse jo edhe të luftojë për titull nën një trajneri që ka shumë përvojë dhe tashmë e njeh ligëm pasi Special One në vitin 2010 e kishte fituar tripletën me Interin.

Në anën tjetër, Fiorentina di të jetë një kundërshtare tejet e rrezikshme dhe një fitore ndaj tyre nuk është e lehtë asnjëherë.

Formacioni zyrtar i Romës: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Veretout, Cristante; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.

Formacioni zyrtare i Fiorentinës: Dragowski, Venuti, Milenkovic, Igor, Biraghi, Bonaventura, Maleh, Erick, Callejon, Gonzalez, Vlahovic. /Telergafi/