Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho pret të jetë aktiv në tregun e kësaj vere.
Tottonham është i interesuar të përforcojë skuadrën për sezonin e ri në Ligën Premier.
Edhe pse pret një buxhet të kufizuar për shkak të ndikimit të koronavirusit, Mourinho është i bindur se do të jetë në gjendje të forcojë skuadrën e tij.
One more sleep… 😁#THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/UGnpD0xLcK
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 18, 2020
“Unë e kuptoj që kampionati, si gjithë bota, nuk do të jetë i njëjtë”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Sidoqoftë, nuk pres që përbërja e ekipit tonë të mbetet e njëjtë si tani”.
“Shpresoj që klubi ynë të jetë në gjendje të bëjë diçka të rëndësishme dhe ne do të jemi në gjendje të forcojmë 2-3 pozicione problematike në ekip”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/