Telegrafi

Mourinho: Shpresoj Ancelotti ta fitojë Ligën Premier

Mourinhos mbrëmë mposhti ish-klubin e tij, Chelsea, me rezultat minimal 1-0 në Stamford Bridge, duke e eliminuar edhe nga gara e mëtejme e Ligës së Kampionëve.

“Nuk kam problem me Carlo. Nëse ne kemi shkëmbyer disa fjalë aty këtu, kjo nuk ka pasur efekt në respektin që kemi për njëri-tjetrin”.

“Në Angli, si traditë, i solla atij një shishe me verë nga vendi im dhe ai më dha një italiane. Ai më ftoi në zyrën e tij për pije më pas. Do të urreja të jem menaxheri i vetëm që e kam fituar Ligën Premier me Chelsean, kam shumë miq këtu dhe shpresoj Ancelotti ta fitojë këtë trofe”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/