Telegrafi

Mourinho shkakton panik te Chelsea, Liverpooli dhe Interi

The Sun bën të ditur se fituesi i Ligës së Kampionëve dëshiron të transferojë Didier Drogban, Frank Lampardin dhe Ashley Cole nga ish-skuadra e tij Chelsea, si dhe dyshen e Liverpoolit, Steven Gerrard dhe Fernando Torres.

Po ashtu, Mourinho, që do të fitojë 8 milionë funte për sezon te Reali, planifikon që të ‘vjedhë’ nga Interi edhe Diego Militon, Wesley Sneijderin dhe Julio Cesarin. /Telegrafi/