Telegrafi

Mourinho: Shitja e Ibrahimovic ishte biznes

Sonte zhvillohet derbi i madh i Ligës së Kampionëve në mes të Interit dhe Barcelonës, ku Zlatan Ibrahimovic rikthehet në Giuseppe Meazza, por edhe Samuel Eto’o do të luajë kundër ish-ekipit të tij.

Në prag të takimit të sotëm derbi, Jose Mourinho ka thënë se shitja e Ibrahimovic në Barcelona është një biznes i mirë, i cili i ka bërë të kënaqur të gjitha palët.

“Ne humbëm një lojtar të madh, por sollëm një tjetër dhe ndërtuam një ekip të shkëlqyeshëm për të ardhmen, me karakteristika të tjera. Shitja e Ibras ishte një biznes ideal, për të cilin ne jemi të lumtur, Ibra, Guardiola, unë dhe Eto’o”, ka thënë Mourinho.