Telegrafi

Mourinho sërish kritik ndaj Balotellit

“Ne fituam duke luajtur mirë, pa probleme dhe e merituam rezultatin. Balotelli kishte një pjesë të parë normale, humbi një gol dhe shënoi një tjetër. E zëvendësova në pjesën dytë pasi ai kishte karton”, ka thënë Mourinho.

“Përvoja më mëson se disa lojtarë mund t’i kontrollojnë emocionet kur kanë kartonë, por Mario gjithmonë luan në mënyrën e njëjtë, andaj preferova të mos rrezikoj të luaj me 10 lojtarë”, ka shtuar portugezi./Telegrafi/