Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, ka thënë se Cristiano Ronaldo, që tani është pesë herë fitues i Topit të Artë, do të kujtohet pas 40 vitesh sikurse kujtohet sot Pele.
Mourinho ka folur për France Football, dukë thënë se shumë lojtarë nuk harrohen lehtë.
“Fëmijët e mi nuk e kanë parë kurrë brazilianin Pele, por e dinë se kush është ai”.
“Në 40 vitet e ardhshme, fëmijët do e dinë se kush është Cristiano, i cili së bashku me Maradona, George Best, Eusebio dhe Messi do të jenë pjesë e historisë përgjithmonë”, tha Mourinho në një intervistë për France Football.
Mourinho, i cili me Cristianon ka kaluar tre vite te Real Madrid, tha se ka kujtime të mira nga CR7.
“Na bashkonte dëshira për të fituar dhe shqetësimi për detajet”.
“Mendoj se në tri vitet që kaluam bashkë, ai u përmirësua si lojtar, ndërsa unë si trajner”, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/