Site icon Telegrafi

Mourinho: Ronaldo si Zanetti

“Jorge Mendes (agjenti i Mourinhos dhe Ronaldos) punon me mua dhe me Ronaldon dhe ne gjithmonë flasim shumë për Cristianon. Për më shumë, ka pak trajnerë të cilët i kam miq dhe Sir Alex Ferguson është një prej tyre. Me të bisedova gjithashtu për Ronaldon”.

“Ai më tha se ‘djaloshi’ siç e quan ai, ka mënyrë të çmendur të punës. Pasi e pashë për së afërmi, mendoj se është mbresëlënëse për një lojtar si ai që asnjë nuk e ka statusin si të tij, të punojë më shumë se ai”.

“Unë kam pasur shumë lojtarë me përvojë, shumë të moshuar, që ishin shembuj. Javier Zanetti, Ivan Cordoba, Marco Materazzi, gjithashtu e treguan këtë. Këtu e kam Cristianon dhe nga mënyra si punon, është e lehtë të kërkoj atë që dua nga të tjerët, duke parë përkushtimin në punë”, tha Mourinho për AS. /Telegrafi/

Exit mobile version