Strategu portugez, Jose Mourinho, ka pasur vetëm lëvdata për superyllin portugez, Cristiano Ronaldo i cili realizoi hetrik në përballjen ndaj Portugalisë që përfundoi me barazim 3-3.
Ronaldo, 33 vjeçar, u bë lojtari i katërt që shënoi në katër Kampionat Botërore duke kompletuar tregolëshin e tij me një gjuajtje të lirë të shkëlqyer.
Mourinho, ish menaxheri i Ronaldos te Real Madridi, nuk ka pasur tjera fjalë pos lëvdata për superyllin që ka kohë që po spekulohet se mund të kthehet te Manchester United.
“Ai e ka atë që unë e quaj ndjenjën për lojën, inteligjencën specifike të të luajturit futboll”.
“Ai e di se ekipi është në telashe, ai e di se ekipi nuk po krijon, ai është i frustruar në fushë, askush nuk e paramendoi Portugalinë duke shënuar dhe ai e di se një mundësi shënimi për të janë ndërprerjet”, deklaroi Mourinho për RT.
Edhe pse Ronaldo shënoi pas tentimit të 45-të nga gjuajtja e lirë, Mourinho beson se ai pozicion është mirë i stërvitur nga Ronaldo.
“Ai pozicion është një opzicion që unë e kam parë shpesh duke u stërvitur për orë të tëra pas stërvitjeve të zakonshme. Ai kërkonte shpesh asistentët e mi që të vënë murin për të, që të qëndrojnë me të dhe ta furnizojnë me topa”.
“Ai ka kërkuar këtë. Ai kërkoi kontaktin me Gerard Piquen. Ai është i mençuar, në kontroll të secilit detaj”.
“Statistika e tij nga gjuajtjet e lira nuk është aq e mirë së fundmi, por kjo ishte kritike dhe vendimtare. Është një gol që mund të ndikojë në ekipin, besimin, ndeshjen e ardhshme, rivalitetin dhe gjithë atë që ka domethënie të madhe për popullin portugez”, shtoi strategu kontravers.
Portugalia vazhdon kampanjën në Botëror ndaj Marokut në Moskë të mërkurën. /Telegrafi/
https://twitter.com/AzorcanGlobal/status/1007839895136526336