Telegrafi

Mourinho: Ronaldo, fenomen dhe jashtëtokësor

Përkundër problemeve të mëdha në të kaluarën mes Mourinhos dhe Ronaldos, dhe luftërave të tyre mediale, që të dy këta kanë vendosur të lënë mënjanë të kaluarën dhe të punojnë së bashku në paqe, me Ronaldon që ditë më parë deklaroi se nuk do të kishte problem nëse ai do të punonte me strategun portugez.

“Ronaldo është një futbollist i lehtë me të cilin mund të punohet. Secili trajner do të ishte i kënaqur ta kishte atë në skuadër”.

“Ai është fenomen dhe do të duhet të lihet i vetmuar. Nuk i kuptoj sulmet ndaj jetës së tij private, vetëm e vetëm pse është yll. Për mua ai është një jashtëtokësor, por ai duhet të fitojë më shumë tituj nëse dëshiron të konsiderohet legjendë, si Alfredo Di Stefano apo Maradona ose Pele”, theksoi Mourinho për Marca. /Telegrafi/