Site icon Telegrafi

Mourinho: Roma duhet ta paguajë Sienan

Siena që po lufton për mbijetesë do të takohet javën e fundit me Interin dhe një fitore do të thoshte shpëtim nga rënia në Serie B. Për këtë arsye, presidenti i Sienas, Massimo Mezzaroma, u ka ofruar futbollistëve të tij bonus prej më se 2 milionë eurosh, vetëm e vetëm për ta mposhtur Interin.

“Ne kemi edhe dy ndeshje të mbetura ndaj Chievos dhe Sienas, dy klube që nuk e meritojnë Serien B”.

“Presidenti i Sienas do t’i shpërblejë lojtarët e tij nëse ata na mposhtin dhe ky është motivim shtesë për ata. Por, kush e di, ndoshta edhe Roma do t’i shpërblejë me bonusin e fituar nga vendi i dytë në Coppa Italia”, deklaroi Mourinho për Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version