Site icon Telegrafi

Mourinho rivalizon De Biasin

“Do të shkojmë në Evropian me emrin e ri të trajnerit”. Kjo është një pjesë e deklaratës së bërë nga Presidenti i Federatës Italianë të Futbollit, Carlo Tavecchio.

Pas largimit të pritshëm të Antonio Contes në mbyllje të ‘Euro 2016’, për të drejtuar më pas ekipin e Chelseat, shtypi italian ka ngritur pikëpyetje të shumta në javët e fundit se cili do të jetë zëvendësuesi i tij.

Ndër emrat e përfolur është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Gianni de Biasi.

Ky i fundit u shpreh pak ditë më parë se ishte i gatshëm të merrte drejtimin e Italisë, por për momentin mendon për kuqezinjtë në finalet e Evropianit.

Ndërkaq, në deklaratën e tij, Tavecchio ka folur edhe për Mourinhon, një emër i ri ky që flitet për stolin e Italisë.

“Janë në fazën e reflektimit, çdo ditë përmenden trajnerë të rinj. Është ende herët për të folur. Mourinho i lirë? Mendoj se kushton shumë për ne”, ka thënë ai sipas gazetës italianë La Repubblica Sport.

Exit mobile version