Thomas Lemar është duke u përgatitur për një transferim në kampionatin anglez, Ligën Premier.
Sulmuesi francez do të largohet përfundimisht këtë muaj nga Atletico, pasi nuk ka pasur hapësirat e duhura.
Arsenali mbetet skuadra favorite për transferimin e sulmuesit anësor pasi ai është objektivi kryesor i tyre.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe Tottenhami i trajnerit Jose Mourinho.
Tekniku portugez e pëlqen shumë Lemarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.
Atletico është gati ta shesë yllin francez pasi kishte shpenzuar për të 72 milionë euro.
Los Colchoneros kërkojnë që të fitojnë së paku 60 milionë euro nga shitja e 24-vjeçarit. /Telegrafi/