Site icon Telegrafi

Mourinho refuzon t’i japë dorën Hughes: Nuk kam kohë për idiotë

Jose Mourinho e ka quajtur idiot Mark Hughes pasi refuzoi t’i jepte dorën trajnerit të Stoke Cityt.

Kjo e fundit arriti ta ndal Manchester Unitedit, duke i nxjerr një barazim me rezultat 2-2.

Hughes i zgjati dorën Mourinhgos në përfundim të ndeshjes, por portugezi refuzoi duke i përshëndetur anëtarët e stafit të Hughes.

Tifozët pretendojnë se Hughes një moment i tha “ik q…” Mourinhos.

Ky i fundit pas takimit pohoi se “Preferoj të mos u përgjigjem pyetjeve për sa i përket dhënies së dorës.
Nuk dua të përfshihem në situata idiote si kjo. Jam shumë i vjetër. Idiotët flasin për këto gjëra.”

Nuk e di pse nuk donte të më jepte dorën, nuk mendoja se kishte probleme midis nesh. Një moment erdhi në zonën time dhe i thashë të largohej, por vetëm kaq. Mbase kjo e ka mërzitur”, shtoi legjenda e Unitedit, Hughes. /Telegrafi/

Exit mobile version