Site icon Telegrafi

Mourinho: Real Madridi i sezonit 2011/12 ishte më i miri në Evropë

Jose Mourinho ka thënë se Real Madridi i sezonit 2011/2012 ishte skuadra më e mirë në Evropë ehde pse nuk kishte arritur të fitonte Ligën e Kampionëve.

Nën urdhrat e portugezit, Los Blancos arritën të stoponin dominimin e Barcelonës që kishte fituar tre tituj të La Liga-s radhazi, duke regjistruar një rekord golash prek 121 dhe me 100 pikë brenda një edicioni.

Katalunasit kishin përfunduar nëntë pikë mbrapa Real Madridi të Mourinhos, derisa El Clasico ishte bërë derbi më i shikuar në botë.

“Në atë sezon, Real Madridi ishte skuadra më e mirë në Spanjë, po ashtu edhe në Evropë”, ka thënë Special One për Marca.

“Kjo ishte se përse e kishim të vështirë të eliminoheshim nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve”.

“Përfundimi i dominimit të Barcelonës, duke arritur rekord pikës dhe golash, e bën këtë gjë edhe më interesante, pasi ishte në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Nuk ishte vetëm se e fituam La Liga-n, ne në njëfarë mënyre kemi bërë edhe histori”, ka shtuar më tej Mourinho.

Portugezi ishte larguar nga Real Madridi në vitin 2013, pasi kishte përplasje me disa lojtarë, duke u rikthyer për herë të dytë te Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version