Jose Mourinho ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit për suspendimin e Paul Pogbas.
Menaxheri i United thotë se ai ka qenë vonë në dijeni për këtë suspendim, por thotë se u ndje i befasuar me arsyen.
“Unë e mora vesh këtë dy ditë më parë”.
“Unë e kam ditur situatën me kartonët e verdhë, por nuk e kam ditur se akumulimi i tyre do të sjellë deri në një suspendim”, deklaroi Mourinho.
Kështu pritja për debutimin e Paul Pogbas do të zgjasë. /Telegrafi/