Jose Mourinho zbulon ‘dhuratën e mrekullueshme’ që Interi i bëri atij në rikthimin e tij në San Siro në çerekfinalen e Kupës së Italisë, teksa tha se raporti i tij me Interin është i përjetshëm.
Portugezi u rikthye për herë të parë në Giuseppe Meazza si kundërshtar pas fitimit të tripletës në vitin 2010 dhe ai u prit me duartrokitje, brohoritje dhe pankarta që e mirëpritnin ‘në shtëpi’.
Kjo pritje e ngrohtë e ka emocionuar edhe vet Mourinhon, i cili ka folur pas ndeshjes, duke falënderuar të gjithë teksa raportin e tij me skuadrën zikaltër e ka cilësuar si të përjetshëm.
Jose Mourinho salutes the crowd in his first trip to face Inter at the San Siro as Roma boss.
He won a famous treble at Inter in 2009-10 😘 pic.twitter.com/gdyrUT1tyl
— B/R Football (@brfootball) February 8, 2022
“Mënyra se si u mirëprita, mënyra se si z.Zhang, z.Marotta, Javier Zanetti ma dhanë këtë dhuratë të mrekullueshme, njerëzit që ishin super, ky është niveli emocional”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sport Mediaset.
“Unë vetëm mund t’i falënderoj ata dhe kurrë të mos e maskoj faktin se raporti im me Interin është i përjetshëm. Nuk do ta fsheh këtë”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, Roma e Mourinhos u mposht 2-0 nga Interi në kuadër të çerekfinales së Coppa Italia, me golat e shënuar nga Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez. /Telegrafi/
Inter Milan's reception to José Mourinho last night:
"Welcome back home, José"
Things you love to see💙 pic.twitter.com/F4Dzeoouxo
— IM🇵🇹 (@Iconic_Mourinho) February 9, 2022