Telegrafi

Mourinho: Quaresma do ta rikthejë formën

Anësori portugez u transferua te Nerazzurët në vitin 2008 nga Porto për 25 milionë euro, mirëpo deri më tani nuk ka arritur të tregojë asgjë te kampioni i Italisë.

“Quaresma ka dështuar të bëjë emër për vete, ngjashëm sikurse Diego, Felipe Melo, Klaas Jan Huntelaar, Julio Baptista dhe shumë të tjerë”.

“Futbolli italian nuk ëhstyë i lehtë, sidomos për sulmuesit. Duhet kohë dhe karakter i fortë. Por unë jam i sigurt për një gjë: ai do të arrijë që të lë gjurmët e tij”, ka thënë portugezi për Publico. /Telegrafi/