Site icon Telegrafi

Mourinho pyetet se a do t’i shpenzonte 300 milionë në janar, befason me përgjigjen e tij

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë për transferime në afatin kalimtar të janarit.

Që nga mbërritja në skuadrën londineze, Mourinho ka ringjallur fatin e tyre, duke i çuar ata në pesë fitore në shtatë ndeshje, ku katër fitore erdhën nga pesë takime të Ligës Premier.

Rezultate të tilla janë në kontrast të madh me formën e tyre të dobët nën drejtimin e Mauricio Pochettinon, me portugezin që arriti të marr më të mirën nga një grup lojtarësh që përfunduan si nën-kampion në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Moura: Tottenhami mund të fitojë trofe tani me Mourinhon, ai po vendos tek ne mentalitetin fitues

Si i tillë, Mourinho po parashikon një afat kalimtar të qetë në janar dhe ai është mjaft i lumtur me këtë.

“Jam i qetë sepse e kam marrë këtë klub ashtu siç e prisja”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sports.

Mourinho mka besim tek lojtarët e tij (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Unë pres që të pyetet Daniel Levy dhe të thotë që ne nuk planifikojmë të shpenzojmë shumë, dhe njerëzit të pyesin nëse jam i mërzitur”.

“A do të më shqetësojë kjo? Jo. E dija, ai më tha! Gjithçka ishte e qartë, pa sekrete në asnjë nga planet e klubit, dhe kjo më bën të lumtur”.

Lexo po ashtu "Tottenhami me fat që ka një trajner me përvojë si unë" - Mourinho tregon çfarë u tha lojtarëve në fund të pjesës së parë

“Nuk më pëlqen të jem në një klub dhe të jem i befasuar nga gjërat. Këtu nuk ka surpriza”.

“A do të preferoja të kisha 300 milion në janar? Nuk do të bëja. Në janar nuk kam nevojë për lojtarë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Exit mobile version