Ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho nuk e ka shikuar finalen e FA Cup ndërmjet Crystal Palacet dhe Manchester Unitedit, të cilën e fitoi kjo e fundit.
Por, portugezi nuk do ta humbë përballjen në kategorinë e rëndë ndërmjet boksierit shqiptar Arnold Gjergjajt dhe David Hayes.
The Sun raporton se Mourinho ka arritur në O2 Arena në Londër tre orë para përballjes kryesore Gjergjaj-Haye, meç ky që do të zhvillohet rreth orës 23:00, transmeton Koha.net.
Ai ishte prezent edhe në meçin e vlefshëm për titull të botë në kategorinë IBF ndërmjet Anthony Joshuas dhe Charles Martinit, të cilën e fitoi Joshua.
https://www.youtube.com/watch?v=uFmIXGlHgYo