Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka pranuar se si lojtar ka qenë i bezdisshëm, është ankuar shumë dhe ka qenë dembel, dhe se do ta kishte shumë të vështirë që të ishte trajner i një lojtari si ai.
Ish-asistent trajneri i portugezit, Baltemar Brito, ka folur për qëndrimin e Mourinhos gjatë kohës kur ishte lojtar. Ndërsa 57-vjeçari nuk i ka kundërshtuar pohimet e tij.
Kut është pyetur nëse përshkrimi i qëndrimit dhe sjelljeve të tij ka qenë i vërtetë, ai është përgjigjur: “Unë si lojtar, korrekt, absolutisht korrekt”.
Përgjigja e tij ka nxitur të qeshura te të pranishmit, ndërsa gazetari ka vazhduar me pyetjet shtesë:
Gazetari: “Çfarë do të bënte trajneri Jose Mourinho me një lojtar si Jose Mourinho?”.
Mourinho: “Nuk do ta inkuadroja në lojë. Nuk do ta inkuadroja, është kaq e lehtë”.
Gazetari: “A do ta shisje?”.
Mourinho: “Do ta ofroja. Merreni. Merreni falas”.
Si lojtar, Jose Mourinho ka qenë mesfushor dhe ka qenë aktiv gjatë viteve 1980-1987, ndërsa ka luajtur për klube, si Rio Ave, Belenenses, Sesimbra dhe Comercio e Industria. /Telegrafi/
"Offered. Take him. Take him for free."
Never change, José Mourinho. 😂 pic.twitter.com/mABbbEInMZ
— Squawka (@Squawka) March 6, 2020