Telegrafi

Mourinho: Pranojeni humbjen!

Interi bëri një përmbysje sensacionale të rezultatin në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 3-1.

“Ne nuk jemi më pranë finales, pasi që Barcelona në shtëpi është më shumë se një klub. Do të jetë shumë vështirë”.

“Nuk jam i lumtur për golin e tyre, bëmë një gabim. Por unë dua të them diçka për lojtarët e Barcelonës, ata duhet të jenë kampionë edhe kur të humbin”.

“Ata duhet ta pranojnë se Interi ishte më i fortë dhe kjo ishte e vërteta, në vend se në tunel ta ‘sulmonin’ arbitrin, por mos ndoshta e harruan Ovrebon nga viti i kaluar? Ata nuk kanë kujtesë të mirë”, ka thënë portugezi për Rai Sport. /Telegrafi/