Jose Mourinho është i bindur se Porto ka rast për të bërë befasi duke e mposhtur Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Jurgen Klopp e takon Porton në çerekfinale të martën, ndërsa në sezonin e shkuar e kishte eliminuar në dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Mourinho që e udhëhoqi Porton drejt triumfit në Ligën e Kampionëve në vitin 2003-2004, mendon që kish klubi i tij është shumë më mirë e pra një viti.
“Kalimi tutje është i hapur dhe besoj që ajo që ndodhi edicionin e shkuar, besoj se do t’i shërbejë Portos në dy ndeshjet”.
“Në krahasim me sezonin e shkuar, mendoj Sergio Conceicao do t’i bjë pyetje vetes se çfarë ndodhi dhe nuk do të lejojë një gjë të njëjtë”.
Lodhja e Liverpoll mund të jetë mundësi për Porton sipas Jose Mourinhos.
“Liverpool ka individ fantastik, por ata po luftojnë për titull në kampionat dhe kjo i bie që nuk do t’i pushojnë lojtarët në mes të ndeshjeve”, deklaroi Mou.
Fokusi primar i Liverpoolit është mbajtja e ritmit me Manchester Cityn në garën për titullin e Ligës Premier, që ia lë derën hapur Portos për të përfituar. /Telegrafi/