Site icon Telegrafi

Mourinho: Pogba i lumtur dhe krenar te Unitedi

Paul Pogba - Jose Mourinho (Getty Images)

Jose Mourinho ka folur për situatën e Paul Pogbas te Manchester Unitedi dhe sipas tij francezi është parë i lumtur dhe krenar në stërvitjet e skuadrës.

Pogba është lidhur shumë gjatë javëve të fundit me një kalim te Barcelona, me të cilët u tha se ka edhe marrëveshje personale dhe transferimi është afër.

Megjithatë, Mourinho ka thënë se Unitedi nuk e kishte ndërmend të linte mesfushorin të largohet, teksa shtoi se francezi mund të mos shfaqët sot (e premte) kundër Leicester në Old Trafford.

Lexo po ashtu Paul Pogba ka marrëveshje personale me Barcelonën, ka kërkuar largimin nga Manchester United

“Perceptimi im është, ai arriti të hënën, i lumtur, krenar, me një dëshirë për të punuar”, ka thënë fillimisht Mourinho në një konferencë shtypi.

Pogba dhe Mourinho nuk është se kanë raporte të shkëlqyera mes veti (Getty Images)

“Ai punoi shumë mirë të hënën, të martën, të mërkurën. Është njëri nga lojtarët me të cilët duhet të flas, për të parë se si mendon fizikisht dhe mentalisht”.

“Por, është e njëjta bisedë si me [Ashley] Young, [Marouane] Fellaini, [Jesse] Lingard, është e njëjta gjë”.

Pogba po kërkohet me ngulm nga Barcelona (Getty Images)

“Nëse ata mendojnë se mund të na ndihmojnë [kundër Leicesterit] – 20 minuta, 10 minuta, gjysmë ore … Nuk kemi shumë zgjidhje dhe dëshirojmë të shkojmë me gjithçka që kemi”.

Lexo po ashtu Jose Mourinho ishte ai që bllokoi transferimin e Paul Pogbas te Barcelona

“Unë e shoh Pogban shumë mirë, por kemi nevojë për pak fjalë me atë grup të vogël për të parë nëse ata mund të na japin dorën. Duhet të përpiqemi dhe të nxjerrim maksimumin nga çdo lojtar”, përfundoi portugezi.

Ndryshe, Mourinho u la i irrituar në përpjekjet e tij për të forcuar skuadrën para sezonit të ri, pasi klubi nuk arriti të sillte një mbrojtës qendror, me një ofertë të vonshme për Diego Godin të Atletico Madridit që u refuzua. /Telegrafi/

Exit mobile version