Site icon Telegrafi

Mourinho: Pogba ishte një përbindësh

Jose Mourinho e ka quajtur Paul Pogban “përbindësh” pas paraqitjes së tij ndaj Leicesterit.

Pogba pati paraqitje mjaft mbreslënëse ndaj Leicesterit në hapje.

Kjo ka shtyrë trajnerin që të lëvdojë impaktin e francezit, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën.

“Natyrisht se djemt me përgatitje parasezonale më të mirë ishin në gjendje më të mirë”.

“Shaë, Pereira, Bailly, Darmian ishin komod në 90 minuta lojë. Të tjerët ishin fantastikë”.

“Rashford kishte probleme, por ai luajti. Pogba ishte përbindësh. Ne kemi menduar se ai mund të luajë 60 minuta, por ai ja doli 80 minuta”.

“Ishte shpirt fantastik, e kishte periudha të futbollit shumë të mirë. Leicesteri në një periudhë luajti më mirë, por ne përballuam si ekip atë situatë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes .

Manchester United kështu filloi mbarë sezonin duke arkëtuar tri pikët e para në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version