Telegrafi

Mourinho: Pogba duhet ta vlerësoj vetveten pse pati paraqitje të mira me Francën

LONDON, ENGLAND - JANUARY 31: Paul Pogba of Manchester United speaks to Jose Mourinho, Manager of Manchester United during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester United at Wembley Stadium on January 31, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Jose Mourinho u shfaq në një konferencë shtypi gjatë qëndrimit në Los Angeles, ku skuadra e Manchester Unitedit është duke qëndruar në përgatitjet parasezonale të Ligës Premier.

Portugezi ka folur edhe rreth paraqitjes fantastike të mesfushorit të skuadrës që ai drejton, Paul Pogbas.

Ky i fundit është shpallur kampion bote me Francën pas fitores në finale kundër Kroacisë me rezultat 4-2, ku futbollisti shënoi golin e tretë për kombëtaren.

“Ai duhet ta kupton pse ishte shumë i mirë me Francën “, me ato fjalë që Mourinho donte të lavdëronte paraqitjet e mira të 25-vjeçarit.

“Fitimi i Kupës së Botës mund të nënkuptojë vetëm një gjë pozitive. Ai është i pabesueshëm, shumë lojtarë nuk kanë pasur mundësi të fitojnë ose të ndihmojnë ekipin e tyre mjaftueshëm, por Paul arriti të bëhet kampion, fantastike”, tha trajneri.

Lexo po ashtu SHBA-ja nuk i jep vizë Alexis Sanchezit, futbollisti humb turneun amerikan me Unitedin

Ai gjithashtu tha se nuk ka asnjë ide në lidhje me transferimet e reja, “unë nuk e di nëse dikush do të trasnferohet”.

Theksojmë se De Gea, Lukaku, Lingard dhe Fred ende nuk janë bashkuar me Unitedin shkaku i angazhimit me kombëtaret e tyre në botëror, por edhe Alexis Sanchezit që nuk ka mund ta siguroj një vizë për të hyrë në SHBA. /Telegrafi/