Jose Mourinho është lidhur me një rikthim shokues në Real Madrid, nëse drejtuesit e klubit mbretëror vendosin ta shkarkojnë Zindine Zidanes nga postimi i menaxherit.
Zidane u kthye në klub në muajin mars të këtij viti, pasi u largua në qershor të 2018 pasi fitoi tre Liga të Kampionëve dhe një titull të La Ligas ndërmjet viteve 2016 dhe 2018.
Sidoqoftë, ai nuk ka shijuar kohë të mira pas rikthimit, me Los Blancos që përfunduan dobët sezonin 2018-19 dhe duke filluar sezonin 2019-20 me një fitore dhe një barazim.
Presidenti i klubit, Florentino Perez e ka mbështetur francezin me mbi 300 milionë euro në transferime këtë verë, megjithatë Zidane do të jetë nën presion për të fituar tituj pas investimeve të tilla të rëndësishme në lojtarë të rinj.
Sipas mediumit Diario Sport, Perez po mban mundësinë e kthimit të Mourinhos në klub, pasi portugezi fitoi titullin e La Ligas me klubin spanjoll në vitin 2012.
Mourinho raportohet se ka refuzuar ofertat për të menaxhuar disa klube në Superligën Kineze, pasi ai është në pritje të një vendi në stolin e ndonjë klubi në një nga ligat kryesore të Evropës. /Telegrafi/