Site icon Telegrafi

Mourinho plot lëvdata për “djaloshin e topave” që ndihmoi golin e barazimit: I dua djemtë inteligjentë, ishte i shkëlqyer

Jose Mourinho (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho ka folur me lëvdata për “djaloshin e topave” që u bë pjesë e rikthimit të rezultatit nga Tottenham Hotspur ndaj Olympiacosit.

Tottenham Hotspur fitoi në shtëpi takimin ndaj grekëve të Olympiacosit me rezultat 4-2, fitore kjo e cila e dërgoi në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, fitorja e klubit londinez nuk ishte aspak e lehtë pasi ishin në disavantazh prej dy golave brenda 19 minutave të pjesës së parë.

Lexo po ashtu Rikthimi i shpejtë i topit nga djaloshi që ia mundësoi Tottenhamit rikthimin – Jose Mourinho nuk heziton ta përqafojë

Rikthimi i Spurs filloi në minutat shtesë të pjesës së parë kur Dele Alli ngushtoi rezultatin në 1-2, ndërsa rikthimi “i vërtetë” u mundësua në pjesën e dytë nga një djalosh që mbledh topa dhe asiston lojtarët.

“Djaloshi i topave” ndihmoi vendasit të nisin një aksion të shpejt në minutën e 50-të, i cili në fund përfundoi me golin e Harry Kane për 2-2 dhe pas këtij akti Mourinho e ka lavdëruar djaloshin.

Lexo po ashtu Mourinho lavdëron djaloshin që ndihmoi Liverpoolin tek goli i katërt ndaj Barçës: Ishte shumë inteligjent, çdo detaj është i rëndësishëm për klubin

“Unë i dua “djemtë e topave” inteligjentë si ai, dhe ky fëmijë sot ishte i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ai lexoi lojën, kuptoi lojën dhe bëri një asistim të rëndësishëm, një moment i rëndësishëm për të dhe ai kurrë nuk do ta harrojë atë”, përfundoi portugezi.

Ndryshe, Special One kishte folur edhe në të kaluarën për fenomenin e djelmoshave të topit, pikërisht në kohën kur një i tillë ndihmoi Liverpoolin në fitoren ndaj Barcelonës sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version