Site icon Telegrafi

Mourinho: Pika më e ultë në karrierë erdhi pas dështimit të Ronaldos, Kakas e Ramosit nga penalltitë

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se eliminimin ndaj Bayern Munchen me penallti është pika më e ultë në karrierën e tij te Real Madridi.

Humbja me penallti në “Santiago Bernabeu” e dërgoi ekipin e tij jashtë Ligës së Kampionëve në gjysmëfinale.

“Nëse më duhet të zgjedh momentin më të keq, është eliminimi me Real Madridin”.

“Ne ishim ekipi më i mirë në Evropë, pa dyshim, ne fituam La Ligan duke thyer të gjitha rekordet për pikë dhe gola dhe ne do ta kishim fituar atë finale, nuk kam asnjë dyshim”.

“Ajo që ishte më mizorja për mua ishte që në penallti zgjodhëm Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Sergio Ramosin, ata ishin të sigurt nga pika e bardhë dhe doli se djemtë që humbën penalltitë ishin ata që nuk humbasin kurrë, kjo më fundosi”, ka thënë Mourinho në një intervistë me Mercado Aberto për kanalin televiziv portugez Sic.

Mourinho do të qëndronte vetëm edhe 12 muaj në Santiago Bernabeu para se të kthehej në ish-klubin e tij Chelsea./Telegrafi/

Exit mobile version