Jose Mourinho është në kërkim të një ekipi të ri pas shkarkimit nga Manchester Unitedi në dhjetorin e vitit të kaluar.
Portugezi është në pritje të rastit të duhur, por ka siguruar se ardhmja e tij nuk do të jetë në Ligën Premier.
“Jam kthyer në Londër pas përvojës te Real Madridi, për mua është një pikënisje, sepse kapitulli im i ardhshëm nuk do të jetë në Premier”, ka thënë Mourinho në një intervistë për DAZN, transmeton KP.
“Trofetë janë garancia ime për sukses, edhe kundër atyre që duan t’i harrojnë. I fundit ka qenë Europa League, një vit e gjysmë më parë. Dikush mendon se kanë kaluar 20 vite, por ka kaluar vetëm një vit e gjysmë”.
“Nuk është kohë e humbur kur punon 18 vite pa u ndalur. Nuk ka kohë për të menduar për dyshime dhe pyetje, për të menduar kur ke gabuar dhe pse, për të mos gabuar përsëri. Këto muaj pa punë po më shërbejnë shumë”, ka shtuar ai.