Telegrafi

Mourinho përgatit bombën te Roma, dëshiron ta ofrojë Eden Hazardin në kryeqytetin italian

Jose Mourinho dëshiron  të punojë sërish me Eden Hazard, duke e kërkuar te klubi i tij aktual Roma.

Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi belg i cili nuk është përshtatur te Real Madridit në këto dy sezone për shkak edhe të dëmtimeve të shumta, u ka kërkuar drejtuesve të Los Blancos ta lejojnë të largohet.

E gjitha kjo pasi ai kërkon të gjejë formën optimale dhe opsioni më i mirë për Hazard është kalimi te Roma, aty ku Jose Mourinho do ta priste krahëhapur.

Gjithsesi Roma mund t’ia lejojë vetes ta marrë Hazard vetëm në formë huazimi dhe t’i paguajë një pjesë të pagës.

Paga e lojtarit ëhstë 15 milionë eurosh në sezon dhe mbetet për t’u parë nëse Real Madridit do ta pranojë largimin e belgut si huazim. /Telegrafi/