Jose Mourinho nuk është “i sigurt” nëse Manchester Unitedi do të përfundojë transferimet, pavarësisht nga Djajtë e Kuq kanë pasur një afat kalimtar të qetë.
Portugezi ka shprehur rregullisht zhgënjimin e tij në atë që ka qenë një verë testuese për ata në Old Trafford.
Ai kishte shpresuar për më shumë transferime të reja në një skuadër që mbaronte 19 pikë larg nga kampionët e Ligës Premier të sezonit 2017-18, por ka parë duart e tij të lidhura në tregun e transferimeve.
Braziliani Fred është i vetmi lojtar që ka ardhur në këtë afat dhe që do të sfidojë për një vend të menjëhershëm titullari, pasi Diogo Dalot dhe Lee Grant thjesht janë opsione dytësore për të tashmen dhe të ardhmen.
United është lidhur me disa lojtar të tjerë, sidomos në qendrën e mbrojtjes, por Mourinho dyshon se marrëveshjet do të bëhen.
“Nuk jam i sigurt dhe tregu mbyllet sot”, u ka thënë Mourinho gazetarëve në konferencën e mbajtur për shtyp.
“Pra, është koha – të paktën për mua – të mos mendoj për tregun sepse tregu do të mbyllet”.
“Unë do të duhet të përqendrohem tek lojtarët që kam në dispozicion në lidhje me këto dy ndeshje të para”.
I pyetur për të konfirmuar se ai nuk pret asnjë lëvizje fare të enjten, Mourinho shtoi: “Informacioni që kam është, jo”. /Telegrafi/