Telegrafi

Mourinho pasues i Ferguson?

News of the World dhe Manchester Evening News shkruajnë se United e ka bërë Mourinhon synimin kryesor për ta zëvendësuar 68 vjeçarin Ferguson.

Portugezi nënshkroi me Real Madridin duke e bërë Ligën e Kampionëve synimin kryesor, ndërsa burimet brenda klubit nga Old Trafford thonë se Mourinho ka një klauzolë në kontratën e tij me Real Madridin, që i mundëson kalimin në Old Trafford, pas pensionimit të Ferguson. /Telegrafi/