Jose Mourinho ka treguar se ndihet i lumtur pas fitores në debutim me ekipin e ri Tottenham Hotspur.
Tottenhami ka marrë një fitore të madhe me rezultat 3-2 në udhëtim te West Hami në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.
Kjo fitore vjen në takimin debutues të trajnerit të ri, Mourinho, i cili ndihet i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e lojtarëve.
“Njëmbëdhjetë muaj pa muzikë në dhomat e zhveshjes, pa buzëqeshje, pa lumturi dhe ata e bënë atë”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.
“Jam shumë i lumtur me ta [lojtarët]. Jam shumë i lumtur për ta”.
“Nëse dikush nuk e shikoi lojën dhe thjesht e di rezultatin, ata do të mendojnë se ishte shumë, shumë e vështirë për ne të fitonim”.
“Ndjenja është se ne ishim më afër 4-0 sesa që West Ham ishte 3-1”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/