Telegrafi

Mourinho: Parma më e vështirë se Milan dhe Juve

Mourinho nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e të suspenduarve Lucio dhe Wesley Sneijder, ndërsa Samuel Eto’o nuk është ftuar pasi nuk është 100% i gatshëm.

“E dimë se përballja me Parmën do të jetë e vështirë, por në të njëjtën kohë e dimë se po kalojmë nëpër momente pozitive. Ekipi gjithmonë është i njëjtë, lojtarët janë të lumtur dhe jemi shumë pozitiv”,

“Por në të njëjtën kohë, duhet të them se pas ndeshjeve kundër Milanit dhe Juventusit brenda katër ditëve, ndeshja e tretë nuk do të jetë aspak e lehtë”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/