Jose Mourinho mbeti i pakënaqur me Eric Dier, i cili u ngjit në tribunë dhe u ndesh me tifozët pas humbjes së tyre në ndeshjen e Kupës FA me Norëich City.
Një grindje e dyshuar thuhet se ka ndodhur midis tifozëve të Spurs dhe vëllait të Dierit.
Në një video në mediat sociale, shihet mesfushori i londinezëve duke bërtitur: “Ai është vëllai im!”.
Mourinho dënoi veprimet e Dierit në konferencën e tij për shtyp.
“Nuk mendoj se i përket ndeshjes. Loja ishte një përfaqësim fantastik i Kupës FA, por nuk mund të largohem nga pyetja”, ka thënë fillimisht Mourinho
“Mendoj se Eric Dier bëri atë që ne si profesionistë nuk mund ta bëjmë, por kur dikush ju fyen juve dhe familja juaj është e përfshirë, veçanërisht vëllai juaj më i vogël e bëjmë të gjithë”.
https://twitter.com/FutbolBible/status/1235343128065953792
“Ky person fyeu Ericun, vëllai i vogël nuk ishte i kënaqur me situatën dhe Eric nuk ishte i lumtur. Ne si profesionistë nuk mund të bëjmë atë që bëri”.
“Disiplina e klubit nuk pajtohet me veprimin e Dierit. Ajo që bëri ishte e gabuar”, përfundoi portugezi.
Pamje të tjera treguan se Dier po mbahej nga sigurimi duke mos e lejuar të konfrontohet me tifozë, ndërsa disa media thuhet se e gjitha ndodhi shkaku i thirrjeve raciste në drejtim të Gedson Fernandes.
Tottenhami nuk e ka komentuar ende incidentin. /Telegrafi/