Telegrafi

Mourinho, ofertë 30 milionë për Gerrard

Ishte thënë se Mourinho u dorëzua sa i përket firmës së mesfushorit të hekurt të Liverpoolit, por mediat spanjolle dhe ato angleze shkruajnë për një interesim të shtuar të teknikut portugez.

Kjo ofertë e Realit pritet të vijë pak kohë pasi Roy Hodgson ka pranuar se nuk mund të bëjë më shumë për të mbajtur në Anfield yjet që janë të zhgënjyer me klubin, një gjë që mund t’i hapë rrugë largimit të Gerrard, përkundër faktit se ky i fundit ka thënë se do të qëndrojë. /Telegrafi/