Site icon Telegrafi

Mourinho: Nuk do të qajë për Pogban

Pogba e nisi si kapiten, por nuk pati fat (Twitter)

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se nuk do të ulët dhe të qajë për lëndimin e Paul Pogbas.

Pogba ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Baselit, me 12 shtator.

Djajtë e Kuq nuk kanë treguar ende se sa do të mungojë lojtari dhe kur pyetet Mourinho as ai nuk ka përgjigje për këtë.

“Nuk e kam idenë. Por po them është një mundësi shumë e mirë për lojtarët e tjerë dhe unë besoj në ta”.

“Pra unë nuk do të ulem dhe të qajë për kthimin e Pogbas. Deri të kthehet ai, unë do të besoj te lojtarët e mi”.

United do të luajë ndaj Southamptonit të shtunën.

Jose Mourinho me skuadrën e tij janë në pozitë të parë me pikë të barabarta me Manchester Cityn. /Telegrafi/

Exit mobile version