Site icon Telegrafi

Mourinho nuk do ta presë më Romën për kontratën e re

Jose Mourinho duket se do të largohet nga Roma pas tre viteve qëndrim në kryeqytetin italian.

Trajneri portugez ka kontratë me Giallorosët deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka asgjë të re rreth kontratës së re.

Klubi nuk i ka bërë propozim për vazhdimin e kontratës dhe duket se durimi i Special One po mbaron.

Lexo po ashtu Mourinho i harron tifozët e Interit, Chelseat, Realit e Manchesterit: Këta luajnë deri në fund me ne

Calciomercato ka raportuar se Mourinho do të presë deri më 31 dhjetor për propozimin e Romës dhe nëse nuk vije ai brenda këtij viti atëherë nuk do të ulet më për të diskutuar.

Presidenti i Romës, Dan Friedkin e vlerëson jashtëzakonisht shumë portugezin, por ende nuk është bindur nëse duhet të vazhdohet me të.

Lexo po ashtu Salah mund të refuzojë transferimin në Arabinë Saudite për shkak të incidentit me Mourinhon në të kaluarën

‘Special One’ është shumë i lidhur me klubin dhe tifozët, por ai ka disa kushte për të vazhduar bashkëpunimin.

Gjithsesi nëse largohet nga Roma, e ardhmja e Mourinhos do të jetë në Arabinë Saudite ku ka disa oferta të rëndësishme sidomos në aspektin financiar. /Telegrafi/ 

Exit mobile version