Telegrafi

Mourinho nuk pushon, vëzhgon yjet e klubit në ndeshjet e kombëtareve

Sweden´s forward Zlatan Ibrahimovic and Mancester United manager Jose Mourinho watch from the stand during the FIFA World Cup 2018 qualification football match between Sweden and Italy in Solna,Sweden on November 10, 2017. / AFP PHOTO / Jonathan NACKSTRANDJONATHAN NACKSTRAND/AFP/Getty Images

Jose Mourinho ishte në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen mes Suedisë dhe Italisë.

Kjo ka bërë që të shpërthejnë spekulimet se për kë ka ardhur portugezi në ndeshjen e “play-off” të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.

Në vend që të jetë një mision vëzhgimi, shpjegimi më i qartë është se dy lojtarët e Manchester Unitedit kanë qenë të angazhuar në këtë takim tejet të vlefshëm. Victor Lindelof ishte titulluar te Suedia ashtu sikurse edhe Matteo Darmian te Italia.

Matteo Darmian ishte shumë afër të realizoi gol për Italinë

Asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion te “Djajtë e Kuq” deri më tani këtë sezon, kështu që kjo ndeshje i dha Mourinhos mundësi që t’i shohë ata në një ndeshje përgjatë 90 minutave.

Gjersa Lindelof, i cili ka luajtur vetëm 67 minuta në Ligën Premier, ishte ndër më meritorët pse nuk u mposht porta e suedezëve, në anën tjetër, Darmiani mund të ishte hero i italianëve pasi që shumë afër të realizonte gol.

Victor Lindelof nuk e lejoi për asnjë moment të rrezikohet porta prej Ciro Immobiles

Theksojmë se ndeshja mes këtyre dy kombëtareve përfundoi me fitoren minimale të suedezëve prej 1-0.

Ndryshe, takimi i dytë dhe final mes Suedisë dhe Italisë do të zhvillohet të hënën në stadiumin San Siro të Milanos. /Telegrafi/