Telegrafi

Mourinho nuk përjashton kalimin në Spanjë

Mediat në Itali gjithnjë e më shumë spekulojnë se besimi në mes të presidentit të Interit, Massimo Moratti, dhe trajnerit Jose Mourinhos, tashmë është thyer.

Interi pati një paraqitje të dobët kundër Barcelonës, pas të cilës u paraqiten dyshime për aftësitë e trajnerit portugez për t’ia sjellë trofeun aq shumë të dëshuruar, atë të Ligës së Kampionëve, këtij klubi.

Mediat spanjolle shkruajnë se destinacioni i ardhshëm i Mourinhos, nëse ai shkarkohet nga Interi mund të jetë Real Madridi.

“Isha trajner në Angli, tash jam në Itali. Kush e di nëse një ditë do të jem trajner në Spanjë?”, ka thënë Mourinho për gazetën portugeze Record./Telegrafi/